Vinçi këputet dhe zë poshtë 24-vjeçarin, djali i vetëm i familjes dhe shtylla kryesore e shtëpisë VD*S në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit ku një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Sipas policisë vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, gjatë procesit të betonimit kur i riu i identifikuar si Valmir Morina është goditur nga një pjesë e vinçit, çka i ka shkaktuar tij plagë të mëdha nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ njoftoi sot Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ndërsa mësohet se Valmiri ishte djali i vetëm i familjes, madje shtylla kryesore e shtëpisë që pas ditës që humbi babanë.

Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka lënë pas një plagë të pashërueshme për nënën e tij e cila mbeti e vetme në këtë jetë si dhe për gjithë komunitetin e Drenocit të Malishevës, nga e cila kishte prejardhjen.

a7

Related Posts

At My Wedding, My Sister Walked in With My Fiancé Saying, ‘Surprise! We’re Getting Married Instead’ – She Had No Idea She Was Walking Straight Into My Plan

On my wedding day, my dress disappeared from the bridal room. Minutes later, my sister walked down the aisle wearing it — with my fiancé on her…

White House seemingly mocks Taylor Swift and Travis Kelce wedding

Under a ceiling draped in white fabric and soft light, Madison Square Garden disappeared into a dreamscape of grass, canopies, and flowers. Taylor Swift and Travis Kelce…

Young Man Hospitalized After Being Arrested

A young man was rushed to a hospital after a routine arrest turned into a medical emergency that shocked everyone involved. Officers had taken him into custody…

Ngjarje e rëndë në vend/Ndërron jetë 11-vjeçari pas vetaksidentit me trotinet elektrik

Një fëmijë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga Gjilani, Mejdi Deliu, ku po merrte trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra në…

PLAS XHELOZIA? Arbana dhe Eduardi i bëjnë “bojkot” Mozës pas finales – detajet po bëjnë namin! (VIDEO)

Të hënën mbrëma u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, fituese u shpall shkrimtarja…

A GRANDMOTHER’S REBELLION AGAINST FAMILY FREE LABOR: “WHEN THE VILLAGE QUITS”

I resigned from my job yesterday. I didn’t hand in a two-week notice, and I didn’t clear out a desk. I simply put down a slice of…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *